Broja shumë pranë rikthimit te Chelsea pas vendimit të qeverisë britanike

Sanksionet e vendosura nga qeveria Britanike ndaj Roman Abramvich, do të kenë pasoja të mëdha edhe për klubin e Chelsea-t. Blutë e Londrës as nuk mund të blejë, as të shesin dhe as të rinovojnë kontratat e futbollistëve që u përfundon kontrata.

Për Tuchel kjo do të thotë se tri futbollistë të paktën do të largohen në fundin e sezonit. Azpilicueta, Rudige dhe Christensen mbeten pa kontratë, ndërkohë që është konfirmuar largimi i Saul Nigues si dhe i Musonda Jr.

Lajme aspak të mira edhe Romelu Lukakun, i cili ishte përfolur për t’u larguar në fundin e sezonit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë më. Armando Broja ndërkohë pritet të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Chelsea-t gjatë verës, pasi është në formë huazimi te Southampton.

Futbollisti shqiptar mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën londineze në këtë periudhë të vështirë. Kujtojmë që asetet e klubit janë ngrirë, por rrogat e lojtarëve do të merren në mënyrë normale. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP