Broja stërvitet me skuadrën e parë të Chelsea-t, mund të debutojë ndaj Liverpoolit
Sulmuesi shqiptar që është pjesë e klubit të Chelsea-t, Armando Broja është stërvitur me ekipin e parë londinez në prag të super sfidës së të martës me Liverpoolin për raundin e 1/16-ve të FA Cup. Mediat angleze raportojnë se 18-vjeçari së bashku me futbollistin tjetër të akademisë së Bluve, Tino Anjorin janë stërvitur me ekipin e parë.
Fakti që në ndeshjet e fundit Chelsea ka shfaqur probleme të mëdha edhe në repartin e avancuar ka bërë që Lampard ta thërrasë sulmuesin shqiptar në skuadër, teksa edhe mund t’i japë mundësinë që të debutojë për herë të parë,
Broja është një nga talentet më premtues të sektorit të të rinjve, teksa ka shënuar 18 gola në 30 ndeshje me ekipet e të rinjve. Disa javë më parë ai firmosi kontratën e parë si profesionist, teksa klube të shumta europiane kishin shfaqur shumë interes. /Koha Jone/