Broja titullar për herë të parë me Burnley, Parker i beson sulmuesit shqiptar

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të jetë titullar për herë të parë me fanellën e Burnleyt. Ky moment i rëndësishëm vjen në ndeshjen e vlefshme për raundin e 15-të të Premier League angleze, ku skuadra e tij do të përballet me Newcastle sot në orën 16:00. Kjo është një shenjë e qartë se 24-vjeçari e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe ka fituar besimin e trajnerit Scott Parker.

Vendimi i teknikut Parker për t’i dhënë Brojës një vend në formacionin startues vjen me shpresën se sulmuesi do të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë me klubin e tij të ri. Aktivizimi nga minuta e parë konfirmon formën e mirë fizike të lojtarit shqiptar.

Gjatë këtij sezoni, Broja ka grumbulluar gjithsej 252 minuta lojë me Burnley. Këto minuta janë shpërndarë në dhjetë paraqitje, prej të cilave tetë kanë qenë në kampionatin anglez dhe dy të tjera në kuadër të kompeticionit të FA Cup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?