Broja turpëron kundërshtarin, por ai i ndërhyn shumë ashpër (VIDEO)
Armando Broja është duke dhuruar spektakël në fushë me skuadrën e Southampton, teksa po luan titullar ndaj Brighton. Sulmuesi shqiptar përveç golit, në disa raste ia ka dalë të turpërojë mbrojtjen kundërshtare falë shpejtësisë që e karakterizon.
Llojtari i kombëtares në minutën e 44-të bën një veprim të bukur, por Duffy ndërhyri në mënyrë të ashpër ndërsa për disa minuta Broja mbeti i dëmtuar në fushë.
Në fakt, Duffy u kalua në disa raste nga sulmuesi shqiptar, përfshi edhe momentin e golit. Për fatin e mirë sulmuesi shqiptar u ngrit dhe nuk pësoi dëmtim në këtë rast.
KOHA JONË SONDAZH

