Broja vijon të shkëlqejë tek Chelsea, shënon në derbin ndaj Tottenham (VIDEO)

Armando Broja nuk ka ndërmend që të ndalet te skuadra e të rinjve të Chelsea-t. Sulmuesi i kombëtares U-21, shënoi golin e fitores 1-0 në derbin ndaj Tottenhamit.

Ai luajti si titullar në derbin e Londrës dhe arriti të ishte vendimtar..  Shqiptari mori një top të mirë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë me të djathtën shkundi portën kundërshtare duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Faqja kryesore e Chelseas e publikoi në profilin zyrtar golin e bukur të Brojës. 18-vjeçari luajti 90 minuta të plota dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 82-të. Lampard duket se do të hedhë sytë drejt shqiptarit që mund të fitojë një shans për të shfaqur aftësitë e tij me ekipin e parë.

SHKARKO APP