Brojën e presin muaj të vështirë, Chelsea do të tentojë të afrojë Osimhen dhe Toney

Legjenda e Chelsea, Pat Nevin ka identifikuar Armando Brojën si futbollistin e ekipit që do t’i befasojë të gjithë në këtë sezon. Nevin tha se Broja është ende i ri, ka një fizik mjaft të mirë dhe shumë potencial, në një intervistë për “Daily Post”.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit u kthye së fundmi nga një dëmtim afatgjatë, por ende ka nevojë për kohë që të kapë formën optimale. Deri në merkaton e Janarit, ai duhet të tregojë më të mirën në fushë dhe të sigurojë vendin e titullarit.

Në të kundërt, blutë e Londrës kanë në plan që të futen në merkato për sulmin. Dy lojtarët që po ndiqen me vëmendje janë Viktor Osimhen dhe Ivan Tonei. Trajenri Mauricio Poçetino i ka në listen e tij të dëshirave, ndërsa ka marrë nga drejtuesit më shumë liri veprimi sa i përket transferimeve në klub.

SHKARKO APP