Brooks fiton betejën me sëmundjen e rrallë, gati për rikthimin në fushë
David Brooks njofton se e ka hedhur pas krahëve luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit pasi ka përfunduar gjithë fazën e kurimit dhe rehabilitimit. 24-vjeçari i Bournemouth njofton se tashmë është shëruar plotësisht dhe mund t’i rikthehet aktivitetit si më parë. Brooks u diagnostikua me “Hodgkin Lymphoma” në indet e buta, vitin e kaluar.
Bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë që me kurimin e duhur mund të kurohet plotësisht dhe uellsiani i falënderon të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë betejë të vështirë.
“Javën e shkuar u takova me specialistin që ka ndjekur sëmundjen time dhe ai më konfirmoi se gjithçka është në rregull dhe jam tërësisht i pastër”.
Brooks mezi pret që të rikthehet në fushë sa më shpejt për të vazhduar karrierën si futbollist profesionist.
KOHA JONË SONDAZH

