Brozovic ironizon: Tani e mbrapa do të pi vetëm ujë!
Futbollistit kroat të Interit, Marcelo Brozovic, pak ditë më parë iu hoq patenta nga autoritet italiane pasi kaloi semaforin me të kuq dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool pasi iu bë testi. Por e keqja për mesfushorin 27-vjeçar nuk u mbyll me kaq.
Klubi i Interit gjithashtu e gjobiti 100 mijë euro për thyerje të disiplinës. Për këtë përvojë të pakëndshme, Brozovic ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke premtuar se tani do të konsumojë vetëm ujë.
Brozovic ndau për fansat e tij një foto ku shfaqet me maskë, që ia mbulonte thuajse të gjithë fytyrën.