Brozovic për disa javë jashtë fushave, shans i artë për Asllanin tek Interi
Interi është në ankth për Marcelo Brozovic, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Mesfushori kroat ndjeu dhimbje dhe kërkoi menjëherë zëvendësim.
Mediat italiane raportojnë për një dëmtim muskulor në kofshën e majtë që mund ta mbajë 3-4 javë jashtë fushave të lojës. Të martën ai do të bëjë kontrolle të tjera për të parë shkallën e dëmtimit dhe më pas për të vendosur dhe për kohën e riaftësimit.
Ky pritet të jetë një lajm i mirë për Asllanin, i cili mund të marrë rolin e protagonistit dhe të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e tij. Inzaghi pritet ti besojë mesfushorit tonë një pjesë të mirë të sfidave vendimtare në këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/