Bruno Fernandes “zgjat martesën” me United deri në vitin 2026

Bruno Fernandes pasi kualifikoi Portugalinë për në Kupën e Botës, merr shpërblimin e radhës edhe te Manchester United. Mesfushori ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026. Ai u transferua nga Sportingu i Lisbonës te “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020 për shumën e 63 milionë eurove.

27-vjeçari ka shënuar 49 gola dhe ka dhënë 39 asiste në 117 ndeshje me United, ndërkohë që rroga e tij është dyfishuar dhe nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë 240 mijë paund në javë!

“Është privilegj i vërtetë të veshësh këtë fanellë dhe të luftosh për këtë klub të jashtëzakonshëm”, deklaroi Bruno Fernandes pas firmosjes së kontratës së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?