“Buba” si mjafton Shkëndijës, nuk fiton dot në Suedi (VIDEO)
Shkëndija e Tetovës nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin
Ata kishin raste të tjera me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por pa mundur të shënonin një tjetër gol. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti në minutën e 17-të.
Në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkup pas një jave do të zbulohet dhe ekipi që do të kualifikohet.
KOHA JONË SONDAZH

