Buffon bën gati lamtumirën nga Juventusi, dy opsione për të ardhmen
Gianluigi Buffon dhe Juventus mund të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Mediat italiane shkruajnë se legjenda italiane e portës është ndjerë pak i vlerësuar këtë sezon dhe për këtë arsye mund të largohet sërish nga Torino.
42-vjeçari do të presë deri më 23 maj, atëherë kur luhet finalja e Kupës së Italisë, dhe nëse nga ana e drejtuesve nuk do të ketë asnjë sinjal për rinovimin, Buffon do të duhet të bëjë një zgjedhje.
Largim drejt një klubi të madh, nëse një ofertë e tillë do të vijë. Në të kundërt do t’i thotë lamtumirë karrierës së gjatë futbollistike. Ikona e klubit bardhezi u largua në vitin 2018 nga Juventus drejt Paris Saint Germain dhe u rikthye sërish te “Zonja e Vjetër”, vetëm pas një sezoni.