Buffon është i “pavdekshëm”, Juventus rinovon me të dhe Chiellinin
Ëndrra për të ngritur një ditë Champions League për Gigi Buffon do të vazhdojë edhe për një tjetër vit. Portieri i Juventusit ka fituar gjithçka në karrierën e tij, përveç një kupe me “veshë të mëdhenj”. Edhe pse në moshë 42 vjeç, ai nuk ka ndërmend që të dorëzohet, teksa vijon të ruajë reflekset e dikurshme.
Tashmë klubi bardhezi ka ndërmend që t’i ofrojë një kontratë edhe për një tjetër vit, duke i dhënë mundësinë që të ketë gjallë shpresat për të fituar Championsin. “Corriere della Sera” raporton se përveç tij, skuadra torineze ka përgatitur një kontratë të re edhe për kapitenin Chiellini.
Mbrojtësi ka lënë pas dëmtimin e rëndë në fillim të sezonit dhe shihet si një elementë që mund të ndihmojë ekipin edhe nga stoli. Ndryshe nga Buffon, për të do të jetë një kontratë deri në vitin 2022. /R.Lika-Koha Jone/