Buffon i jep lamtumirën Juventusit: Kemi arritur në fundin e një cikli!

Buffon ka njoftuar lamtumirën nga Juventusi në fundin e sezonit, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat për rezultatet e këtij sezoni negativ të bardhezinjve.

“Këtë vit, përvoja ime me fanellën bardhezi do të marrë fund. Ose ndalem (e lë futbollin), ose gjej një situatë tjetër stimuluese. E ardhmja ime është e qartë dhe e përshkruar. Këtë vit do t’i vijë fundi kësaj eksperience të bukur dhe të gjatë me Juven.

Ose ndaloj së luajturi, ose nëse gjej një situatë që më stimulon për të luajtur, për të pasur një përvojë tjetër në jetë, do ta marr parasysh. Unë mendoj se kam dhënë gjithçka për Juven. Kam marrë gjithçka dhe nuk mund të bëhet më shumë se kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi arritur në fund të një cikli dhe është e drejtë që dikush të largohet. Këtë sezon na ka munguar vazhdimësia. Në fund të fundit, në ndeshjet që luajtëm kundër 5-6 skuadrave më të mira në renditje, shpesh fitonim, barazonim dhe ndonjëherë humbnim. Por, ne gjithmonë luanim në mënyrë të barabartë. Kemi humbur pikë budallaqe rrugës. Kjo do të thotë që ky ekip ende nuk është rritur për nga temperamenti”, deklaroi Buffon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?