Buffon një hap larg rekordit historik, ja si do e shpërblejë Juvja
Edhe pse tashmë numëron 42 vite mbi super, Gianluigi Buffon vijon të shkruajë historinë e futbollit, teksa shumë shpejt do të bëhet futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian. Nëse Sarri do ta aktivizojë si titullar në sfidën përballë Genoas, atëherë kjo do të jetë sfida numër 648 për Buffon në një ndeshje të kampionatit italian, një më tepër se ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, i cili mbante rekordin historik.
Në këtë mënyrë portieri legjendar do të rishkruante historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian, ndërsa forma e tij e mirë në takimet e fundit ka bindur drejtuesit e Juventusit që t’i ofrojnë rinovimin edhe për një tjetër sezon.
Buffon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0, ndërkohë që më pas bëri transferimin e madh te Juventus, ekip ku ka lënë gjurmë.