Buffon nuk e mendon largimin, ja çfarë do bëjë në fund të sezonit

Kur të gjithë mendojnë se ky është sezoni i fundit i Buffon si futbollist, portieri italian ka ardhur së fundmi me një vendim të ri.

41-vjeçari ka deklaruar se nuk e mendon tërheqjen dhe do të vazhdojë akoma të jetë pjesë e “Zonjës” si futbollist edhe sezonin tjetër.

Ai u shpreh:

Nuk e shoh veten si drejtues, dua të luaj akoma, kur fiziku të mos më lejojë më për të zbritur në fushë do t’ia bëj të qartë klubit tim se koha ime ka mbaruar”.

“Tuttosport”, raporton sot gardiani italian dëshiron të rinovojë kontratën me bardhezinjtë të paktën deri në qershor 2021, ndërsa vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentit, Andrea Agnelli.

SHKARKO APP