Buffon: Sarri pati përplasje te Juvja, Pirlo nuk ishte dështim

Foto Michele Nucci/LaPresse 21 Novembre 2021, Parma, Italia sport calcio Parma vs. Cosenza - Campionato di calcio Serie BKT 2021/2022 - stadio “Tardini” Nella foto: Gianluigi Buffon (Parma Calcio 1913) durante il riscaldamento Photo Michele Nucci/LaPresse November 21, 2021 - Parma, Italy sport soccer Parma Vs. Cosenza - Italian Football Championship League BKT 2021/2022 - Tardini stadium In the pic: Gianluigi Buffon (Parma Calcio 1913) during the heating

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë pjesë e botës së futbollit edhe pse tashmë është një 43-vjeçar. Portieri legjendar luan në Seria B me Parmën. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke zbuluar raporton me Sarrin dhe Pirlon.

“Sarri te Juventus kishte shumë vështirësi, sepse në fillim pati disa mosdakordësi. Nuk po them për përplasje, megjithatë pas një muaj e kuptua se ai nuk mund ta bënte atë punën që ishte mësuar. Kështu iu desh të ndryshonte, por një si ai nuk është mësuar ta bëjë këtë. Sarri nuk kishte më atë entuziazmin që e karakterizon.

Pirlo? Për mua Pirlo te Juventus nuk është dështim sepse ai fitoi Kupën dhe Superkupën, u kualifikua për në Champions. Nuk mund t’i thuash dikujt me këto arritje që ka dështuar. Ronaldo? Nëse ai nuk ishte i bindur për të qëndruar atëherë më mirë që u largua ndërsa Allegri bëri mirë që u rikthye sepse duket i bindur që mund të fitojë”, u shpreh Buffon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?