Buffon “thyen” Maldinin, gati për rekordin historik në Serie A

Heroi i Juventusit, Gianluigi Buffon, pritet të jetë në portë për herë të 678 në Serie A.

Sky Sport Italia raporton se Szczesny, i cili mungojë në fundjavë kundër Udineses shkaku i problemeve muskulore, mund të mungojë edhe kundër Sampdorias të mërkurën.

Thuhet se Buffon do ta nis nga minuta e parë këtë ndeshje, për të shkruar historinë për karrierën e tij dhe futbollin italian.

Paolo Maldini mbetet lojtari me më shumë paraqitje në Serie A (647), dhe Gianluigi Buffon qëndron pas tij, me vetëm një ndeshje më pak.

Prandaj, ndeshja kundër Sampdorias do të jetë shumë e veçantë për Buffon.

SHKARKO APP