Bugatti Centodieci, super makina më e re me vlerë 10 mln euro e Ronaldos
Dhjetë ekzemplarë, dhjetë milionë euro. Ky është Bugatti Centodieci, super makina e fundit që Cristiano Ronaldo ka vendosur për t’ia bërë dhuratë vetes.
Një makinë garash e ndërtuar në Molsheim (Francë) e pajisur me një motor 8 litra W16 me 1.500 kuaj fuqi, i aftë të shkojë nga 0 në 100 në vetëm 2.4 sekonda, me një shpejtësi maksimale që arrin në 380 km/orë.
Ylli portugez njihet për pasionin e madh që ka për makinat dhe veçanërisht për ato të personalizuarat. Garazhit të tij i shtohet një tjetër super makinë. /Koha Jone/




KOHA JONË SONDAZH

