Bulku sqaron deklaratën që shkaktoi polemika: Jam keqkuptuar, titulli është abuziv!

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, ka reaguar publikisht pas një artikulli të publikuar në mediat kroate, i cili ka ngjallur debat dhe keqkuptime të shumta në opinionin sportiv. Artikulli në fjalë e akuzonte Bulkun për mbështetje ndaj Hajduk Split, në prag të përballjes me Dinamo City-in, klub që drejtohet nga trajneri shqiptar Ilir Daja.

Ky pretendim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe jo vetëm te tifozët e Dinamos, por edhe në bordi drejtues të klubit, që ka reaguar zyrtarisht. Për të hedhur dritë mbi situatën, Bulku ka shpërndarë një deklaratë në rrjetet sociale ku mohon kategorikisht qëllimin e artikullit, duke e cilësuar atë si një manipulim mediatik të bazuar mbi një titull të pavërtetë.

“Një titull abuziv dhe jo i shkëputur nga asnjë pjesë e intervistës sime ka krijuar një atmosferë surreale. Mediat serioze do të kishin lexuar të plotë prononcimin para se të hidhnin akuza të pabaza,” u shpreh Bulku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sqaroi se në intervistën e dhënë ka folur vetëm për kujtimet pozitive gjatë qëndrimit në Kroaci, për kontributin e lojtarëve shqiptarë në klubin Hajduk, si dhe për marrëdhëniet e mira mes popujve shqiptar dhe kroat. Ndër të tjera, Bulku theksoi se analiza e tij kishte vetëm karakter teknik, ku bazuar në formën e momentit, kishte veçuar Hajdukun si skuadër favorite.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam bërë një vlerësim teknik për të dyja skuadrat, por në asnjë moment nuk kam thënë që dua fitoren e Hajdukut ndaj Dinamos. Edhe faqja zyrtare e Dinamos ra në rrjetën e këtij manipulimi,” sqaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?