Bundesliga/ Bayerni fiton me “manita”, Leverkusen pëson tjetër humbje

Bayern Munich vijon marshimin e pandalshëm në Bundesligë, duke regjistruar fitoren e 12-të në 13 javët e para të kampionatit. Skuadra bavareze triumfoi me rezultat të thellë 0–5 në fushën e Stuttgart, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes.

Ndeshja nisi mbarë për miqtë, që kaluan në avantazh në minutën e 10-të. Pas një topi të gjatë nga portieri Jonas Urbig dhe një kombinimi të shpejtë me Michael Olise, Konrad Laimer realizoi me stil. Ritmi i lartë i Bayern nuk u ndal dhe në minutën e 66-të Harry Kane trefishoi epërsinë falë një goditjeje të fuqishme nga distanca.

Josip Stanisic e çoi rezultatin në 0–3 në minutën e 78-të, duke finalizuar një aksion të ndërtuar bukur me asist të Luis Diaz. Dhjetë minuta para fundit, Stuttgart mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për Lorenz Assignon, i cili ndali topin me dorë duke i mohuar një rast të pastër shënimi Olise. Nga penalltia e akorduar, Kane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglezit nuk iu desh shumë për të kompletuar “hat-trick”-un, të cilin e realizoi në minutën e 88-të pas një tjetër asistimi nga Olise. Me këtë fitore, Bayern nis të shkëputet ndjeshëm në krye, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh me ndjekësin më të afërt, Leipzig.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, Leverkusen vazhdoi ecurinë jo të qëndrueshme, duke u mposhtur 2–0 nga Augsburg, një tjetër goditje për “Aspirinat” në garën për kreun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?