Bundesliga/ Dortmundi fiton sërish, ngec Leverkuseni
Kanë përfunduar dy përballjet e fundit të javës së katërt në Bundesligë. Në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund siguroi një fitore minimale 1-0 ndaj Ëolfsburg, falë një goli spektakolar të Karim Adeyemi në minutën e 20-të.
Sulmuesi i verdhezinjve goditi fort nga distanca dhe i dha ekipit tre pikë të arta. Me këtë sukses, Dortmundi ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, vetëm dy më pak se kryesuesit e Bayern Munich.
Situata nuk është aq pozitive për Bayer Leverkusen. Edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Kasper Hjulmand, “Aspirinat” nuk po gjejnë qetësi. Në sfidën e sotme ndaj Borussia Monchengladbach, ata u ndalën në një barazim 1-1. Tillman kaloi vendasit në avantazh në minutën e 70-të pas një asistimi të Schick, por në shtesë ishte Tabakovic që i dha miqve golin e barazimit.
Pas këtij rezultati, Leverkusen mbetet në krizë dhe renditet vetëm në vendin e 11-të me 5 pikë pas katër javësh.
KOHA JONË SONDAZH

