Bundesliga gjobit dy futbollistët e Dortmundit për një arsye qesharake

Bundesliga ka gjobitur dy futbollistët e Dortmundit, Manuel Akanji dhe Jadon Sancho. Atajanë dënuar nga drejtuesit e kampionatit, pasi kanë prerë flokët në shtëpinë e tyre.

Sancho dhe Akanji u shfaqën me model të ri flokësh në ndeshjen e fundit të verdhezinjëve. Një sjellje e tillë është në kundërshti me rregullat e vendosura nga Bundesliga për protokollin e lojtarëve për shkak të COVID-19.

Futbollistët kanë të drejtë të ankimojnë për 5 ditë, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë. Rregullat e reja janë të forta, por dhe pak absurde për futbollistët. Bundesliga ishte kampionati i parë që rifillojë kampionatin dhe ecuria ka qenë shumë pozitive deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?