Bundesliga, Hamburg rrezikon rënien për herë të parë në histori

Paderborni, ekipi ku luan futbollisti i përfaqësueses sonë, Alban Meha vjen nga dy humbje radhazi, sidoqoftë për debutuesit në Bundesligën e parë edhe fitorja në ndeshjen e fundit me Shtutgart me shumë gjasa mund të mos mjaftojë për t’i mbajtur për një tjetër sezon në elitën e futbollit gjerman. Në krahun tjetër ekipi i Hamburgut ka nevojë të domosdoshme për tre pikët në “Imtech Arena” ndaj Schalkes për të shpresuar në një mrekulli të mundshme. Kishte disa sezone që Hamburg rrezikon  ndjeshëm, megjithatë sivjet gjërat duken tepër të vështira pasi nuk varet më asgjë nga klubi nga veriu. Pavarësisht se ndeshjet në javën përmbyllëse do të luhen që të gjitha në të njëjtën orë, si zakonisht në 15:30, fati i Hamburgut gjithmonë nëse e marrim të mirëqenë suksesin ndaj Schalkes, varet pikërisht nga dueli i drejtpërdrejtë Hannover – Freiburg. Që kur është themeluar Bundesliga në vitin 1963 plot 49 skuadra kanë ardhur apo kanë shkuar por Hamburgu është i vetmi klub që ka luajtur në çdo edicion pa u rrëzuar asnjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?