Bundesliga/ Leverkuseni e nis me humbje sezonin e ri, mposhtet nga Hoffenheim

Janë mbyllur ndeshjet e orës 15:30 në javën e parë të Bundesligës, me rezultate surprizë dhe spektakël. Befasia e ditës u regjistrua në “BayArena”, ku Bayer Leverkusen u mund në shtëpi 1-2 nga Hoffenheim.
Skuadra e Ten Hag kaloi në avantazh herët me ish-lojtarin e Liverpool, Quansah, por miqtë përmbysën rezultatin falë golave të Asllanit dhe Lemperle, nga një për secilën pjesë loje.
Fillim i shkëlqyer për Eintracht Frankfurtin, që triumfoi në shtëpi 4-1 ndaj Werder Bremen, falë dopietës së Bahoya dhe golave të Uzun dhe Knauff që vulosën ndeshjen.
Më vonë, në orën 18:30, do të luhet sfida mes St. Pauli dhe Borussia Dortmund, e cila mbyll programin e së shtunës.
REZULTATET
DJE
Bayern Munchen – Leipzig 6-0
SOT
Eintracht Frankfurt – Werder Bremen 4-1
Bayer Leverkusen – Hoffenheim 1-2
Freiburg – Augsburg 1-3
Union Berlin – Stuttgart 2-1
Heidenheim – Wolfsburg 1-3
St. Pauli – Borussia Dortmund 18:30
E diel
Mainz – Koln 15:30
Borussia Monchengladbach – Hamburg 17:30
KOHA JONË SONDAZH

