Bundesliga pas emergjencës/ Më pak driblime, më shumë kohë efektive

Ata që mendonin ndeshje me ritëm të ulët, lojtarë të lodhur pas pandemisë së Covid-19, janë befasuar nga statistikat e ndeshjeve të para. Pjesa më e dukshme është mos prania e tifozëve, të shoh një ndeshje të Bundesligës pa tifozë të duket e pabesueshme. Efektet kanë qenë të menjëhershme edhe tek lojtarët në fushën e lojës.

Java e parë pas rikthimit të futbollit në Gjermani ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante. Ekipet godasin më pak portën, rrjedhimisht shënojnë më pak. Lojtarët gjithashtu kanë frikë të futen në kontaktet ndërmjet tyre, ka shumë më pak duele.

Një e detaj mbi të gjithë ka ndryshuar shumë, driblimet e lojtarëve kanë pësuar një rënie me 25% më pak në krahasim me mesataren prej 38,5%. Më pak kohë e shpenzuar për faulle, protesta apo për dëmtimet, edhe pse në fakt është rritur numri i ndëshkimeve.

SHKARKO APP