Bundesliga shton disa rregulla, ndalohet edhe pështyrja në fushë

Përqafimet, shtrëngimet e duarve dhe … pështyrja janë të ndaluara. Këto janë disa nga rregullat e reja të higjienës të përfshira në rregulloren prej 35 faqesh që lojtarët e Bundesligës dhe Bundesliga 2 duhet të respektojnë që nga e shtuna e 16 majit. Skuadrat do të luajnë ndeshjet me dyer të mbyllura pas emergjencës së koronavirusit. Sezoni pritet që të përfundojë më 27-28 qershor.

Drita jeshile për rifillimin e kampionateve erdhi nga Qeveria gjermane më 6 ndërkohë që më pas Federata doli me vendimin për rinisjen më 16 maj. Asnjë ndryshim programi, edhe përballë dy rasteve pozitive tek Dinamo Dresden, që duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë. Presidenti i Bayernit, Rummenigge e ka cilësuar si një reklamë shumë të mirë që do të bëjë Bundesliga në të gjithë botën, duke dhënë shembullin si mund të dilet nga kjo pandemi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP