Burim Kukeli “fans i zjarrtë” i Kombëtares: Ju falënderoj nga zemra, forca Shqipëria!

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi javë më parë se për ndeshjen e parë të Kombëtares në finalet e Evropianit, kundër Italisë, në Dortmund, u ka dërguar ftesë të gjithë ish-lojtarëve të përfaqësues që kanë dhënë kontribut qoftë një minutë në ndeshjet zyrtare.

Për ta, institucioni i futbollit ka rezervuar vendet në stadium, një mënyrë e gjetur kjo për t’i falënderuar për kontributin që kanë dhënë për Kombëtaren.

Për këtë iniciativë mjaft domethënëse të FSHF-së, ka reaguar ish-mesfushori kuqezi, Burim Kukeli, pjesë e formacionit të De Biasit në Euro 2026, që u zhvillua në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të bëj një falënderim për Federatën Shqiptare të Futbollit për ftesën që na ka bërë neve, ish-futbollistëve, që të jemi në finalet e Europianit. Veçanërisht presidentin Duka, që na ka mundësuar që ta mbështesim nga afër Kombëtaren. Ndihem i nderuar dhe ju falënderoj nga zemra për këtë mundësi dhe ju uroj shumë shumë suksese. Forca Shqipëria!

Swiss Digital Mobile Reklama

Burim Kukeli ka dhënë kontribut për fanellën kuqezi në periudhën 2012-2017, duke zbritur 27 herë në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?