Burimet pranë FSHF tregojnë se trajneri i ri Kombëtares së Futbollit do jetë braziliani Sylvinho*
Burime për “Gijotina.com” pranë FSHF-së, bëjnë me dije se trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të jetë braziliani Sylvinho dhe kontrata do të firmoset nesër.
Ndihmësi i Tite tek Brazili duket se i është dukur me i përshtatshëm Dukës, ku në listë dhe që ishin bërë edhe takime me ta, kanë qenë edhe Felix Magath, Reinaldo Rueda, Luigi Di Biagio, Massimo Oddo.
Një ndër objektivat kryesorë të Sylvinhos do të jetë kualifikimi në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Pas 10 vitesh, vlen të theksohet se Shqipëria nuk do të ketë më trajner Italian, por brazilian dhe do të jetë hera e parë që në krye ka një trajner nga përtej oqeanit.
Deri më tani, në pankinë Shqipëria ka pasur trajner nga Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Hungaria, Kina, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Italia.
*Sylvio Mendes Campos Junior i njohur si Sylvinho është një futbollist brazilian, edhe pse ka pasaportë spanjolle. Lindi në Sao Paolo. Luan mbrojtës dhe ekipi i tij i parë ishte Sport Club Corinthians Paulista.
Filloi të luante në Corinthians, ekip me të cilin fitoi dy liga dhe një kup të Brazilit.
Në 1999 transferohet për në Arsenal F.C. Në ekipin anglez qëndroi dy sezone duke luajtur një total prej 54 ndeshje në lig. Po ashtu arriti deri në finale të Kupës së UEFA në sezonën 1999-2000 në të cilën Arsenal humbi nga Galatasaray me penallti.
Në vitin 2001 transferohet në Celta të Vigos (Spanjë). Debutoi në Primera division më 30 shtator në 2001 në ndeshjen Deportivo 2-2 Celta. Me ekipin e tij të ri arriti vendin e katërt në 2002-2003 dhe arriti të kualifikohej për në Ch. L.
Në 2004 inkuadrohet në radhët e Fc Barcelona, ekip në të cilin Sylvinho fiton një lig në sezonin e tij të parë. Ne sezonin e tij të dytë 2005-2006 arriti të fitoj me Barcën Ligen e Spanjës, Superkupen e Spanjës edhe Ligen e Kampioneve.
KOHA JONË SONDAZH

