“Burrat dinë me dashtë”, Vllaznia me mesazh sensibilizues para ndeshjes ndaj Partizanit
Vllaznia pret Partizanin në Loro Boriçi me synimin për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat. Mirëpo, përveç “luftës” sportive në fushë, skuadrat kanë menduar edhe për të dhënë një mesazh të veçantë para se të nisë loja.
Kështu, të dyja ekipet do të zbresin në fushë me një bluzë speciale ku bie në sy fjalia “burrat dinë me dashtë”, ndërsa theksi vendoset te luftimi i një fenomeni negative si dhuna në familje. Një mesazh i rëndësishëm që jepet nga futbollistët kryesisht për dhunën ndaj gruas.

KOHA JONË SONDAZH

