Bushi: Ëndrra ime është të kualifikohemi për Europian, 4-5 lojtarë janë për Kombëtaren A

Kombëtarja e Shpresave ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës. Në konferencën për shtyp trajneri Alban Bushi u shpreh optimist për rezultate pozitive, ndërkohë që evidentoi disa lojtarë me potencial.

“Në qoftë se do të kemi grupin, do të bëjmë shumë mirë. Unë kam shumë besim se do të bëjmë mirë, pasi grupin e kemi të plotë. Fillimi i mirë është gjysma e punës, dhe me Andorrën përveç fitore ishte kundërshtar i fortë. Ka mundur Turqinë, ka marrë barazim me Anglinë, janë 11 veta kundër 11 veta. Ne jemi Shqipëria, kemi hallet tona. Është për tu vlerësuar 3 pikëshi me Andorrën. Ka një optimizëm në ekip, ne jemi shqiptar dhe duhet të qëndrojmë aty ku jemi, të japim 100%.

Kam besim që 4-5 lojtarë do të jenë patjetër në Kombëtaren A, e kanë potencialin. Ne i kemi dhënë mundësinë të gjithë të luajnë nga kampionati shqiptar. Kanë bërë mirë. Në kampionatin shqiptar do të marr edhe më shumë lojtarë, pasi 10-12 lojtarë që janë thirrur luajnë në ekip të parë dhe është e vështirë. Mendoj që do të bëjnë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam mirë te Shqipëria U21 dhe ëndrra ime është që të kualifikohem në Europian me këtë ekip. Kemi kontaktuar lojtarë të Kosovës, para se ata të bënin zgjedhjen e tyre. Së bashku me Kosovën do të kishim një kombëtare më të fortë. I kemi mundur vjet dy herë dhe do mundohemi ta bëjmë sërish. Gjithsesi ndeshja e parë është më e rëndësishme për ne.’’, tha Bushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?