Bushi: Shumë lojtarë janë larguar në ekipin e parë, do ishim kualifikuar për në Europian
Kombëtarja Shpresa, do të luajë 3 ndeshje në muajin tetor, një miqësore Sllovenisë dhe më pas me Kosovën dhe Anglinë, në ndeshjet e grupit, për kualifikueset e Europianit.
Në prag të këtyre sfidave në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i Shpresave, Alban Bushi është shprehur se po has vështirësi në grumbullimin e lojtarëve.
“Jemi në një situatë jo normale, pasi në këtë grumbullim jemi detyruar të ndërrojmë lojtarë në listë çdo ditë. Kjo ka ndodhur për shkak se disa klube përfitojnë nga FIFA, për të mos i lejuar lojtarët të vijnë në Kombëtare. Kemi marrë shumë lojtarë dhe nuk e dimë se çfarë formë do të kenë lojtarët, pasi na ka prishur punë edhe fakti që kampionati shqiptar nuk luhet. Bajselmani ka zgjedhur Kosovën dhe jo pjesë e jona.
Nuk më intereson se çfarë bën Kosova ndaj Austrisë, në do të shikojmë vetëm ndeshjen tonë. Duhet të luajmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Sllovenisë. Këto ndeshje na ndihmojnë, pasi jemi disa ditë në grumbullim. Është një plus i madh ndeshjet miqësorë, për tu mësuar me lojtarët.
Te U-21, mungojnë disa lojtarë, pasi shkojnë te ekipi i parë, nuk është e lehtë të të largohen 10 lojtarë dhe të vijën 10 të tjerë. Që kur kam ardhur këtu, kam menduar gjithmonë për kualifikimin, vitin e kaluar i kemi shkuar shumë afër. Në një periudhë shumë të afërt mendoj se Shqipëria e 21-vjeçarëve do të kualifikohet në Europian, jam i sigurt për këtë.
Fituam ndaj Austrisë dhe më pëlqeu, por nuk do e kemi të lehtë në ndeshjen tjetër, pasi janë larguar shumë lojtarë te ekipi A. Nëse nuk do na ishin larguar lojtarët si Kumbulla, Selahi etj, atëherë jo vetëm që do ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture.”, u shpreh Bushi.