Busquets gati të ulë pagën për të ndihmuar Barcelonën

Sergio Busquets është gati që të reduktojë pagën e tij në mënyrë që të ndihmojë Barcelonën që të regjistrojë blerjet e reja të këtij sezoni.

Mundo Deportivo bën me dije se në mëngjes ka pasur një takim mes drejtorit sportiv Alemany dhe agjentit, Josep Maria Orobitg.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë vetëm shkurtim rroge apo rinovim deri në vitin 2024. Barcelona, ​ po përpiqet të kursejë edhe 30 milionë të tjera me të njëjtën lëvizje, që prek disa prej senatorëve, ku vendimtar do të jetë dhe Pique. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?