“Buzëqesh” Conte, merr lajme të mira nga dëmtimi i Sensit

Stefano Sensi mund të marrë frymë lirisht. Ekzaminimet e fundit nuk kanë zbuluar asnjë dëmtim muskulor për mesfushorin që mungoi ndaj Fiorentinës, pasi ndjeu shqetësime. Sensi në këtë mënyrë do të jetë i gatshëm për super ndeshjen kundër Juventusit në kampionat, teksa gjendja e tij do të shihet ditë pas dite.

Ai u rikthye në dispozicion të Contes më 28 nëntor, pas një muaj e gjysmë mungese nga një dëmtim muskulor. Mesfushori italian është aktivizuar vetëm 5 ndeshje. Sezoni i fundit për të ka qenë një makth i vërtet pasi e mbylli para kohe sezonin pas një dëmtimi të rënë në muajin shkurt.

Ndaj Juventusit, Conte mund ta përdor si zëvendësues në pjesën e dytë, pasi duket se janë më në avantazh Brozovic, Vidal dhe Barella. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP