Buzëqesh Interi, Roma vjen e “gjymtuar” në San Siro

Këtë të premte Roma do të luajë në “San Siro” përballë Interit, në një sfidë shumë të vështirë për djemtë verdhekuq.

Kjo pasi trajneri Fonseca, përveç faktit që po luan në shtëpinë e kryesuesve do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e shumta në kampin e të tijve, teksa të dëmtuarve afatgjatë u janë shtuar edhe të tjerë javët e fundit.

Kështu të dielën në mbrëmje u dëmtua sulmuesi Justin Kluivert, që ishte shndërruar në titullar në javët e fundit dhe nuk do t’ia dalë të rikuperohet as fantazisti argjentinas Javier Pastore. Rikthehet nga pezullimi Nicolo Zaniolo, që pritet të jetë nga minuta e parë në fushë, por në dyshim është prezenca e Edin Dzekos, që ka grip e temperaturë dhe sot nuk është stërvitur me skuadrën.

SHKARKO APP