“Buzëqesh” Pirlo, i rikthyen dy yje në repartin e mbrojtjes

Pushimi nga ndeshjet e kombëtareve sjell lajme të mira në shtëpinë e Juventusit. Me rinisjen e kampionatit, Andrea Pirlo do të ketë në dispozicion me shumë mundësinë dy lojtar kyç në repartin e mbrojtjes: Alex Sandro dhe Matthijs De Ligt. Rikuperimi i qendërmbrojtësit holandez në veçanti është shumë i rëndësishëm për bardhezinjve, pasi Chiellini u ndal sërish për një problem muskulor.

De Ligt nuk zbret në fushë që nga 7 gushti, ditën e sfidës së kthimit në Champions kundër Lyon. Holandezi u operua për shkak të një problemi në shpatullën e djathtë dhe tashmë me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën kundër Cagliarit.

Alex Sandro ndërkohë pësoi një dëmtim muskulor në shtator, ndërkohë që ende nuk ka zbritur në fushë për sezonin e ri. Rikthimi i tij do t’i japë më shumë alternativa Pirlos, i cili ishte i detyruar t’i besonte krahun e majtë Chiesa-s apo të riut Frabotta.

Mund të pritet disa ditë më shumë për të parë në fushë Aaron Ramsey i dëmtuar ndaj Ferencvaros, ndërkohë që edhe Rabiot ka shfaqur probleme muskulore me Francën, duke humbur duelin me Finlandën. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP