Buzëqesh Solskjaer, Varane rikthehet në stërvitje me United
Raphael Varane është kthyer në stërvitje me grupin para ndeshjes së ndaj Tottenham. Mbrojtësi mungon që pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, ndërkohë që problemet në prapavijë kanë qenë të shumta,
Varane u dëmtua me Francën në ndeshjet e Nations League dhe nuk ka qenë i gatshëm për tre ndeshjet e fundit të United. Fillimisht ishte menduar se kthimi i tij në fusha do të ndodhte në nëntor, por gjërat kanë shkuar më mirë.
3 ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer, teksa rikthimi i Varane mund ta ndihmojë jo pak.
KOHA JONË SONDAZH

