Buzëqeshin klubet evropiane, Kupa e Afrikës mund të anulohet

Kupa e Kombeve në Afrikë mund të anulohet për vitin 2021. Lajmi vjen nga Franca, teksa RMC Sport raporton se CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) po reflekton për mundësinë e anulimit të turneut që ishte parashikuar të zgjaste nga 9 janar deri më 6 shkurt.

Shkak është bërë pandemia e Covid-19, për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron në klubet evropiane pas kthimit të lojtarëve nga kompeticioni.

Përtej vështirësive organizative, organi drejtues i futbollit afrikan duhet të përballet me ankesat e shumë klubeve, veçanërisht atyre angleze , të cilat rrezikojnë të humbasin lojtarët e tyre deri në mes të shkurtit: të gjithë ata që vijnë nga vendet e listës së kuqe në fakt duhet të kryejnë dhe një karantinë 10-ditore. Edhe pse vendet afrikane janë hequr nga kjo listë vështirë se deri në janar do të përmirësohet situata.  /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?