Bayerni mund Leipzig dhe kaulifikohet për në gjysmëfinale të Kupës

Janë mbyllur çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, me Bayern Munich që bëhet skuadra e fundit që siguron një vend në gjysmëfinale. Kampionët në fuqi të Gjermanisë triumfuan 2-0 ndaj Leipzigut në “Allianz Arena”, duke vulosur kualifikimin me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 64-t nga Harry Kane, i cili kaloi bavarezët në avantazh, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Luis Diaz dyfishoi shifrat, duke i dhënë goditjen përfundimtare miqve. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany administroi me qetësi minutat e mbetura, duke mos lejuar surpriza.

Me këtë sukses, Bayern i bashkohet Freiburgut, Stuttgartit dhe Bayer Leverkusenit në katërshen më të mirë të kompeticionit. Për rekordmenët gjermanë, ky është rikthim i shumëpritur në këtë fazë të turneut pas gjashtë vitesh. Herën e fundit që kishin arritur deri këtu, bavarezët e mbyllën edicionin duke ngritur trofeun, pasi mposhtën në finale pikërisht Bayer Leverkusenin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?