Bylis dhe Teuta bëjnë “paqe” në sfidën hapëse të javës së 15-të
Bylis dhe Teuta u ndanë pa fitues në Ballsh, teksa sfida e javës së 15-të të Superiores u mbyll në barazim 1-1, pas një ndeshjeje që mori ritëm vetëm në pjesën e dytë.
Pjesa e parë foli pak për sulmuesit, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe pak efikase para portës. Ritmi u rrit pas pushimit dhe ishte Teuta ajo që goditi e para: në minutën e 76-të Muço Boçi shfrytëzoi një aksion të mirë të durrsakëve për të zhbllokuar rezultatin.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në të 82-ën, Ibrahim Mustapha vendosi ekuilibrat me një finalizim të saktë, duke rikthyer baraspeshën në tabelë.
Ky barazim e mban Teutën në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Bylis ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe pozicionohet i teti në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

