Bylis mundet 2-0 nga Partizani, Tërbuni mat forcat të shtunën

Ekipet pretendente për në Kategorinë Superiore, Bylis në Grupin B dhe Tërbuni i Pukës në Grupin A, këtë fundjavë po testohen me Partizanin, një ekip pretendent për titull. Për shkak të ndeshjes së kombëtares dhe ndërprerjes së kampionatit, ekipet e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë janë duke zhvilluar ndeshje miqësore mes tyre. Bylis, një ekip pretendent në Kategorinë e Parë për t’u ngjitur në një kategori më lart, humbi sot miqësoren me Partizanin -2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Adush Muçaj” ku shënuan  Cuculi 11’ dhe  Batha në 20’ me një 11-metërsh.   Ditën e Shtunë tekniku Duro ka programuar testin e dytë miqësor për të kuqtë ku përballë do të jenë kryesuesit e Kategorisë së Parë, Tërbuni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?