Bylis shokon Tiranën, Laçi dhe Kukësi fitojnë me goleada
Bylis nuk di të ndalet në Kategorinë Superiore, teksa ka arritur një fitore të madhe 3-1 ndaj Tiranës. Ballshiotët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 5-të me Goxhën. Në minutën e 23-të, pas një topi të humbur në mesfushë nga Batha, Guindo arrin që të mposhtë portierin Bakaj. Në fraksionin e dytë, bardheblutë shkurtuan diferencën me Dungan, por vendasit do të shënonin sërish me Celis.
Skuadra e Laçit ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme për të ringjallur pretendimet e saj për renditjen në zonën e Europës. Skuadra kurbinase, ka shpartalluar Teutën me shifrat 3-0. Nuabueze shëno dy gola në harkun e 5 minutave, ndërkohë që Xhixha vulosi rezultatin në fraksionin e dytë.
Kukësi ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Luftëtarit. Skuadra verilindore është rikthyer në rrugën e sukseseve, teksa ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. E’themi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2-të, ndërkohë që në minutën e 26-të pas një kombinimi të bukur mes Abazajt dhe Shkurtajn, ky i fundit e kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë, Rroca shënoi golin e tretë me penallti, ndërkohë që 4 minuta amë pas, Çela shkurtoi diferencën. 7 minuta më pas Vasil Shkurtaj, realizoi edhe golin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/