Bylisi “ngujohet” para Teutës, Kapllanaj: Pak rëndësi ka renditja
Bylisi ka mbyllur fazën në perfeskion. Dhe zyrtarisht mund të themi se nuk janë më surprizë. Edhe pse fitorja e Partizanit bëri që të dorëzonin kreun, vendi i dytë përligj pritshmëritë e drejtuesve. E megjithatë, në klub duan që të jenë të kujdesshëm. I druhen euforisë dhe për këtë motiv presidenti po u qëndron në “kokë” lojtarëve. Në një prononcim të dhënë për mediat, Besnik Kapllanaj mundohet që të mbajë në tonus grupin. ”Fitoret janë të gjitha njësoj, tri pikë vlejnë. E kishim vlerësuar mirë këtë ndeshje. Dihet cila është Tirana, vetë si emër ata të motivojnë. Janë 24 herë kampionë të vendit. Stafi dhe lojtarët kishin punuar, bënë një ndeshje të mirë dhe morëm tri pikët. Është vetëm një ndeshje, tani të mendojmë për të radhës”.