C.Palase tenton afrimin e Larsen, Mateta gjithnjë e më pranë Milanit
Crystal Palace ka vendosur të bëjë hapin vendimtar për Jorgen Strand Larsen, duke i paraqitur Wolverhamptonit një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike: rreth 57 milionë euro në total, të ndara në 51 milionë euro pjesë fikse plus 6 milionë euro bonuse.
Sipas raportimeve, në Londër ka optimizëm të madh për mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, e cila po menaxhohet nga agjenti i fuqishëm Jorge Mendes. Nëse gjithçka shkon sipas planit, sulmuesi norvegjez do të transferohet te Crystal Palace, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Oliver Glasner.
Ky operacion nuk është i rëndësishëm vetëm për Premier League, por pritet të ketë ndikim direkt edhe në merkato-n e Milanit. Arsyeja është e qartë: afrimi i Strand Larsen te Palace do të shërbente për të mbuluar boshllëkun që do të linte Jean-Philippe Mateta, i cili po shihet gjithnjë e më afër kalimit te kuqezinjtë.
Madje, sipas burimeve, Milani ka arritur tashmë një marrëveshje për sezonin e ardhshëm me sulmuesin francez, por objektivi është që transferimi të realizohet që tani, në mënyrë të menjëhershme. Trajneri Glasner e ka përjashtuar Matetën nga ndeshja kundër Nottingham Forest, duke lënë të kuptohet se situata e merkatos po ndikon drejtpërdrejt.
KOHA JONË SONDAZH

