Cafu: Gara e titullit pa Juventusin në Serie A është si Botërori pa Italinë

Ish-kampioni brazilian Cafu, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë vlerësimin e tij për garën në krye të Serie A dhe situatën e disa prej klubeve kryesore italiane.

Sa i përket Milanit, ai theksoi se kuqezinjtë kanë një armë të rëndësishme në këtë fazë të sezonit: mungesën e impenjimeve europiane. Sipas tij, ndeshjet vetëm në fundjavë u japin mundësi të ruajnë ritmin dhe të përfitojnë nga lodhja e rivalëve që vazhdojnë aventurën në Europë.

“Nëse dikush del nga garat ndërkombëtare, balanca mes skuadrave mund të ndryshojë”, paralajmëroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për Juventusin, Cafù u shpreh i bindur se bardhezinjtë do të rikthehen fuqishëm në garë. Ai theksoi se një sezon pa rivalitetin e tyre për titull është i vështirë të imagjinohet, ashtu si një Botëror pa Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza e tij preku edhe duelin mes Romës dhe Napolit, një përballje e ndezur nga prania e dy trajnerëve me personalitet të fortë. “Conte dhe Gasperini dinë si pak të tjerë t’i vendosin në siklet kundërshtarët. Fatkeqësisht, Gasperini nuk do të jetë në stol për shkak të pezullimit”, vuri në dukje ish-mbrojtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?