Cafu: Milani gjithnjë për titull, Modric bën diferencën edhe 40 vjeç

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Cafu, ka komentuar momentin aktual të kuqezinjve dhe objektivat e tyre për fundin e sezonit, në një intervistë të dhënë për TuttoSport. Braziliani ka qenë i qartë: për një klub si Milani, ambicia nuk mund të jetë kurrë minimale.

“Kur je te Milani, objektivi është gjithmonë fitimi i kampionatit. Kështu më kanë mësuar mua”, është shprehur Cafu, duke nënvizuar mentalitetin fitues që, sipas tij, duhet të karakterizojë gjithmonë klubin kuqezi.

Sa i përket garës për titullin, ish-kampioni i botës pranon se konkurrenca është e fortë dhe e hapur: “Ka shumë rivalë dhe shoh një luftë të fortë për titullin: përveç Napolit dhe Interit, duhet pasur shumë kujdes edhe ndaj Romës dhe Juventusit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cafu është ndalur edhe te merkatoja dhe te ardhja e Luka Modrić në Milano, duke e cilësuar atë si një goditje të madhe të klubit: “Në moshën 40-vjeçare Modric ende bën diferencën. Milani ka bërë një lëvizje të madhe duke e marrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?