Calhanoglu: E dija forcën e Interit, ka fituar shumë derbi ndaj Milanit

Hakan Calhanoglu është përshtatur shumë shpejt me fanellën e skuadrës së Interit. Futbollisti turk në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se është i lumtur që tashmë është pjesë e zikaltërve.

“E dija që Inter ishte një skuadër e fortë, kjo edhe sepse ata kanë fituar shumë derbi kundër Milanit ku isha unë. Fitonin shumë më shumë se kuqezinjtë dhe kështu mendova se Inter do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

Unë Milanin e respektoj, kam një raport shumë të mirë me të gjithë personat në klub. Por, kisha nevojë për një sfidë të re dhe këtë vendim e mora së bashku me familjen. Jam i lumtur që tashmë jam te Inter, një klub i madh dhe që në sezonin e kaluar fitoi titullin”, u shpreh Calhanoglu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?