Calhanoglu: Penalltia ndaj Juves më e rëndësishmja në karrierë, ja pse kërkova falje
Hakan Calhanoglu vendosi ndeshjen e madhe të javës së 31-të të Serie A mes Juves dhe Interit nga penalltia. Mesfushori-sulmues, i cili deri më tani ka shënuar shtatë gola në kampionat me zikaltrit komentoi ndeshjen kundër bardhezinjve për “SportMediaset”:
“Ishte penalltia më e rëndësishme e karrierës sime, në këtë ndeshje donim të fitonim. E para ishte e gabuar, por unë isha i sigurt dhe shënova në goditjen e dytë. E rëndësishme është që fituam.
T’ia lija goditjen e dytë dikujt tjetër? Absolutisht jo, kam pasur besim tek vetja dhe tek gjuajtja ime. Pse kërkova falje pas golit? Për gabimin tim të parë, e di sa interesohen tifozët për ndeshjen.
Një fitore e rëndësishme? Pa diskutim. Një ndeshje që na jep energji shtesë, nuk ishte e lehtë. Nuk bëmë ndeshjen më të mirë të sezonit, por nuk na intereson, na duheshin tri pikët dhe i morëm.
Ne besojmë te titulli, nuk më pëlqen të flas shumë për të, por do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Qëllimet e mia në të ardhmen? Të qëndroj tek Interi për të fituar dhe të mos lëndohem”, deklaroi Calhanoglu.
KOHA JONË SONDAZH

