Calhanoglu takim me Maldinin dhe Massara-n, rinovimi edhe më pranë

Te Milani vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me Hakan Calhanoglu, i cili është i lidhur me kuqezinjtë deri në fund të sezonit aktual. Turku është takuar me drejtuesit e klubit, Maldini e Massara, pa praninë e menaxherit të tij dhe duket se palët kanë arritur një marrëveshje.

Kjo i ndez dritën jeshile klubit të nisë tratativat për rinovimin e futbollistit, i cili pritet të firmosë kontratën e re me “Djallin”, që parashikon qëndrimin e tij në Milani edhe për 4 vite të tjera. Për momentin, shifrat e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike.

SHKARKO APP