Calhanoglu “tremb për vdekje” shokun e skuadrës, ja shakaja që i bëri (VIDEO)

Në shtëpinë e Interit atmosfera është shumë e mirë nga rezultatet e ndeshjeve të fundit. Skuadra e Simone Inzhagit u kualifikua për në finalen e Kupës duke triumfuar ndaj Milanit në derbi me rezultatin 3-0.

Së fundmi ka qenë mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, i cili i ka bërë një shaka holandezit, Denzel Dumfries duke e trembur për “vdekje” gjatë grumbullimit në një hotel.

Anësori i Interit mbetet i shtangur dhe e merr me humor, ndërsa Çalhanoglu nuk ndalet së qeshuri. Kjo video është publikuar nga 28-vjeçari turk në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku menjëherë u bë virale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?